AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 16:20

Situata në dy spitalet COVID, 22 pacientë në terapi intensive, shtatë në intubim

Situata në dy spitalet COVID, 22 pacientë në terapi intensive,


Vijon të rritet numri i pacientëve në spitalet Covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor ka shkuar në 123 mes të cilëve shtatë janë në gjendje të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe shtatë pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq, nga 507 testime janë konfirmuar 117 raste të reja duke e çuar në 4 997 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 148 kanë ndërruar jetë.