AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 22:44

Spanja luan tenis me Kroacinë, shpërfytyrohet “hirushja” e Botërorit!

Një Spanjë e madhe!

“Furia Roja” shkatërroi 6-0 Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kombeve, duke përsëritur suksesin e tri ditëve më parë, atë 2-1 me Anglinë në Londër.

Marco Asensio ishte dhe njeriu i ndeshjes me një gol dhe tre asistë.

Goleada e të besuarve të Luis Enrikes nisi me Saul Niguez (24’), Marko Asensio (33’), Lovre Kaliniç (35’, autogol), ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë: Rodrigo (50’), Sergio Ramos (57’) dhe Isko (70’).

Kroacia ishte larg paraqitjes mbresëlënëse në Kampionatin Botëror, ku dhe u shpall nënkampione e Botës, teksa mungesa e një sulmuesi race si Mario Mandzukiç e uli fuqinë sulmuese.

Luka Modriç, fituesi i freskët si Lojtari më i mirë i Botërorit dhe UEFA-s, nuk mundi të bënte dot asgjë.

Me dy fitore në po aq ndeshje, Spanja hodhi një hap më shumë drejt fitimit të grupit, për të qenë një nga katër ekipet që do të luajnë në “Final 4” për fitimin e Ligës së Kombeve.

Rezultatet e sotme të “Nations League”

Liga A, Grupi 2

Islandë – Belgjikë 0 – 3

Liga A, Grupi 4

Spanjë – Kroaci 6 – 0

Liga B, Grupi 3

Bosnjë – Austri 1 – 0

Liga C, Grupi 2

Finlandë – Estoni 1 – 0

Hungari – Greqi 2 – 1

Liga D, Grupi 2

Moldavi – Bjellorusi 0 – 0

San Marino – Luksemburg 0 – 3

/TPZ.AL/

Saul Niguez (24’) 1-0

Marko Asensio (33’) 2-0

Lovre Kaliniç (35’, autogol) 3-0

Rodrigo (50’) 4-0

Sergio Ramos (57’) 5-0

Isko (70’) 6-0