AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 16:44

"Operacione show", Manjani: Po t’i heqë syzet OFL-ja i sheh më qartë se ku parkohen makinat super luks

"Operacione show", Manjani: Po t’i heqë syzet OFL-ja i sheh

Prej disa ditësh Operacioni Forca e Ligjit ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e automjete luksoze dhe të blinduara, që rezultojnë pa dokumentet përkatëse, apo nëse janë pasuri të vëna nga veprimtari kriminale.

Duke marrë shkas nga ky aksion, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson se tek Kryesia e Parlamentit parkohen çdo ditë makina super luks, ndërsa shton se OFL-ja nuk ka nevojë që të bëjë show.

REAGIMI I MANAJNIT

Meqë ra fjala, tek Kryesia e Parlamentit parkohen në çdo moment makina super luks.

Mu para syve të Gardës e Policisë. Kryeministria ka pamje të qartë mbi këto makina. Deputetët po e po.

Ndoshta po t’i heqë syzet OFL i sheh më qartë dhe ska nevojë të bëjë show me postblloqe rrugëve…