TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Operacioni Forca e Ligjit' (OFL) ka ndaluar gjashtë automjete të blinduara në Shijak dhe në Durrës.
Mjetet e blinduara janë ndaluar nga policia për verifikim dokumentesh, ku po shikohet nëse janë të vjedhura apo jo.
Bëhet e ditur se këto automjete po verifikohen për numrin e shasisë.
Kujtojmë se prej disa ditësh OFL-ja ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e pasurive të eksponentëve të krimit, pasuria e të cilëve është krijuar përmes veprimtarive kriminale.