AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 13:22

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë, reagon avokati i Emiliano Shullazit: Shou, pasuria e klientit tim e kaloi sitën e Antimafia-s

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë, reagon avokati i Emiliano


Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi reagon pasi Operacioni Forca e Ligjit bëri me dije sot se i ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë brenda 48 orësh.

Në një reagim për mediat, avokati i Shullazit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; bën me dije se ky është një shou dhe zhurmë mediatike.

DEKLARATA E PLOTË E AVOKATIT TË SHULLAZIT

U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite….Sipas meje eshte nje “shoë”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….

Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.

Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.

OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!

Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote !