TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albin Kurti ka anuluar takimin me Erion Veliaj.Sipas burimeve nga Protokolli i kryeministrit te Kosoves, Kurti e ka anuluar takimin per shkak te angazhimeve qe do te kete ne Kosovë.
Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.
Ndërkohë takimi me kryeministri Edi Rama duket se ka zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar.
Kurti kishte planifikuar që me takimet në Shqipëri, me homologun Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha do t’i mbaronte deri në orën 12:40, kur edhe do të nisej drejt pikës kufitare të Morinës.