TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme, presidenti Meta ka dekretuar Sandër Lleshin në krye të ministrisë së Brendshme, pasi e kishte refuzuar në fillim propozimin e Ramës.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ka pasur shumë reagime, mes të cilëve edhe gazetari Artan Hoxha.
Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ironizon Metën, ndërsa shkruan se “Per ata qe besuan se presidenti do e conte Lleshin per “lesh”,….
me duket se Lleshi e coi per “lesh” presidentin!!!”.
Më tej, Hoxha ka edhe një pyetje për presidentin. “Tani qe presidenti me ne fund krijoi “bindjen” e plote per ministrin e brendshem, me mbeti fiksim ajo pyetja numer 14-te e Metes:
Si ta kete mbiemrin valle ky ministri i brendshem, Lleshaj si e propozoi Rama, apo Lleshi si eshte deklaruar ne vendimet e gjykates?!!!”-shkruan Hoxha në postimin e tij.
