TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Shkodër, ku ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me bashkimin e saj me opozitën.
Sipas Kryemadhit kalimi në opozitë ishte i domosdoshëm.
“LSI nuk kishte mundësi tjetër. Dalja në opozitë mund të ketë sjellë pakënaqësi, edhe kosto në kurriz të LSI, por ishte e domosdoshme. Sepse ose do bëheshim palë me qytetarët për të luftuar varfërinë ose do të bëheshim pjesë dhe bashkëfajtorë me grupet kriminel të Edi Ramës, të cilët drejtojnë sot Shqipërinë”-tha Kryemadhi.