TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestës së banorëve tek Unaza e re, paraditen e sotme i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës.
Në një prononcim për mediat, deputeti i PD, Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon veliaj të cilin e akuzoi si mashtrues.
“Të dalë ky mashtrues, i cili ofendoi qytetarët dhe le ta provojë të përballet me ta. Nuk ka qeveri që del mbi popullin, pasi populli është Sovrani. Këtë Veliaj ta mbajë vëth në vesh”-tha deputeti Klevis Balliu.
Më tej, ai kërkoi që Veliaj t’u japë përgjigje këtyre banorëve, ndërsa theksoi se po u hoqe shtëpinë je një vrasës.
“Të vijë këtu dhe t’u japë përgjigje këtyre fëmijëve, këtyre nënave e këtyre burrave që kanë 20 vjet që punojnë me djersën e ballit. Ata nuk kanë qënë as ministra, as deputetë dhe as nuk kanë fituar tendera. Askush nuk do tallet me djersën dhe as me jeten e tyre. Po ua hoqe shtëpinë je thjeshtë një vrasës”-tha ndër të tjera deputeti i PD, Klevis Balliu.