TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga Shkodra, i është përgjigjur deklaratave të Ramës, në lidhje me etiketimet që ky i fundit i ka drejtuar herë pas here.
“Kemi dëgjuar Ramën shpesh të thotë tepsia, kazani, garuzhdia, por sot ka shancet ti ketë të gjitha vetë, edhe çorbën, edhe kazanin, edhe tepsinë, edhe byrekun”-tha Kryemadhi.
Më tej, ajo foli edhe në lidhje me vitet e bashkëqeverisjes me Ramën, ku theksoi se kontributi i LSI ka qënë i madh, edhe pse sipas saj sabotohej nga Rama.
“Kontributi i LSI në qeverisjen e kaluar ka qënë i madh. Njerëzit e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër edhe pse Rama sabotonte punën e tyre. Ministria e Bujqësisë në kohën kur drejtohej nga LSI ka prezantuar 800 projekte për Dibrën, ndërsa në 2018 , është prezantuar vetëm 1 projekt për pemtarinë. Sshikoni ndryshimin”-tha ndër të tjera Kryemadhi.