AKTUALITET, 4 Korrik 2019, 17:28

Berisha: I shpalluri në kërkim frymëzohet nga Rama, tek profili në Instagram mban foto të Kryeministrit

I shpallur në kërkim si pjesë e një bande në Shkodër, por që në rrjetet sociale mban si foto profili imazhin e kryeministrit Edi Rama. Kështu shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet mesazhit të një qytetari digjital.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për Benard Rrukaj.

“Kriminelët e pëlqejnë shumë kreun e Meduzës Edvin Kristaq Mafinë. Ata edhe në kërkim foton e tij e mbajnë si hajmali!”, shkruan Berisha në postimin e tij, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i qytetarit dixhital.

“Doktor ja shife këtë tipin që është shpallur në kërkim me bandën e Shkodrës, Benard Rrukaj”.