TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 59-vjeçarin me iniciale R.B., i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një dënimi të dhënë nga Gjykata e Palermos në vitin 2009 për përfshirje në një organzatë kriminale që ushtronte aktivitetin e trafikut të drogës.
Kapja e të ndaluarit u bë e mundur falë bashkëpunimit të Policisë së Vlorës me Interpol Tiranën.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.