AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 08:53

"E kishin katandisur në vandak kockash”, gazetari publikon foton e Xhisielës para një viti: Më dhimbset!

Ditën e djeshme në kushte tejet të rënduara psikologjike, Xhisiela Maloku dha disa deklarata kontradiktore lidhur me dhunimin e saj nga djali i deputetit Rrahman Rraja.

Mirëpo ekspertë dhe gazetarë u shprehën se Xhisiela ishte nën presion dhe nën kërcënim, dhe frika se mund ti rrezikohej jeta ka bërë që ajo të deklarojë të kundërtën e asaj që ka thënë në fillim për dhunimin.

Gazetari Armand Maho i cili ka njohje dhe me familjarë të vajzës, ka publikuar një foto të Xhisielës bërë një vit më parë, ku vajza shihet mjaft e qetë dhe në fytyrë, dhe jo në gjendjen e rënduar në të cilën ndodhej mbrëmë.

Reagimi i Mahos:

Kesaj vajzes i duhet marre deshmia kur te kthehet ne gjendje normale! Kur mos jete me nen kercenim, nen dhunen qe e kishte katandisur ne nje vandak kockash.

Si ne kete foto me ish kapitenin e kombetares te bere rastesisht ne avion, ketu e nje vit me pare ne gushtin e vitit 2017! Me dhimbset!