TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka zbuluar identitetin e autorit të plagosjes me thikë të 29 vjeçarit me iniciale B.S., në Elbasan.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 maj” ku 37 vjeçari me iniciale A.P., për motive të dobëta plagosi me thikë viktimën.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga Strukturatat e Komisariatit të Policisë Elbasan, është bërë e mundur indetifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit.
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 279, 89 të Kodit Penal, për shtetasin: A. P., 37 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” , Elbasan.
Pasi në lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta ka goditur me mjetë prerës (thikë) në këmbë shtetasin B.S., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
TPZ.AL