TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuat para mbërritjes së Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij Krimet e Rënda janë blinduar me forca të shumta policie të armatosur rëndë.
Mësohet se seanca ka nisur në orën 9-të, ku prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Një javë më parë, Krimet e Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gjyqësore mungoi një prej avokatëve të të pandehurve.
Pak ditë më para dosja “Shullazi” futi në ngërç Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.
Kjo solli edhe hetimin disiplinor për 10 prokurorët refuzues ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe. TPZ.AL