AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 22:06

Apeli i Bashës: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë

Apeli i Bashës: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës, zgjidhja e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje urgjente për mediat në orët e mbrëmjes, tha se lajmi për shtyrjen për të tretën herë radhazi të vendimit për hapjen e negociatave me BE-në është një lajm i hidhur edhe pse ishte i pritshëm.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e Edi Ramës.

Basha tha se një nga arsyet pse e keqja te ne përsëritet është se nuk reflektojmë për të.

"Mungesa e reflektimit, humbja e busullës morale e kanë normalizuar të keqen mes nesh dhe e ka vrarë reagimin ndaj saj. Nëse nuk do të reagojmë tani e keqja do të sundojë mbi këdo në politikë, ekonomi, shoqëri, rrugë dhe shtëpi. Kjo gjendje nuk duhet dhe nuk do të kalojë pa një ndryshim të thellë. Zgjidhja e vetme është ndëshkim përmes drejtësisë. Pandëshkueshmëria e politikanëve dhe kriminelevë duhet të mbarojë dhe do të mbarojë tani", u shpreh kreu i PD-së.