AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 09:48

Banderola e skandalit, reagojnë “Ultras Guerrils”: Të sëmurë mendorë, çdo tifoz duhet të distancohet nga makabriteti

Banderola e skandalit, reagojnë “Ultras Guerrils”: Të


Në stadiumin “Selman Stërmasi” dje nga një pjesë e tifozërisë së Tiranës, ka hapur një banderolë të madhe, ku njerëz me duar të lidhura pas kurrizit ishin të varur në trekëndësh.

Një veprim i turpshëm, që paçka simbolizmave me komunizëm apo ajo, është një njollë e zezë e futbollit shqiptar.

Një pjesë e tifozërisë bardheblu ndjell vdekje në stadium. Ndjell veprime të kobshme në një ndeshje sportive. Një skandal më vete që nuk mund të kalojë kaq thjesht. Ajo e djeshmja është banderola e turpit, sepse kurrsesi një banderolë gjigante nuk mund të hyjë dhe të hapet në stadium.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe tifogurpi “Ultras Guerrils” që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë thirrje që çdo tifoz të distancohet nga makrabirteti që nxit dhunë përtej çdo kufiri të imagjinueshëm sportiv.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS:

Tifozeria e Partizanit dhe cdo tifoz me mentalitet te mirfillte pa dallim ngjyrash duhet medoemos te distancohet nga makabriteti qe nxit dhune pertej cdo kufiri te imagjinueshem sportiv.

Tashme nuk flitet per mentalitet ultras dhe mentalitet tifozerik por flitet per nje tufe te semuresh mendore qe vetem i shkaktojne deme atmosferes dhe aktivitetit tifozerik ultras ne vend.

Se shpejti, pervec idiotizmave huliganesk qe pretendojne te bejne kundershtaret tane, do behet publik edhe nje gjest me fishekzjarre qe shkon shume larg deri ne rrezikimin fizik te mbi 1500 vetave ne tribune mes tyre femije, te moshuar, e vajza. Per kete gjest organizatoret e tij do mbajne pergjegjesi shume te madhe.

Ne nuk jemi promotore te dhunes e nuk na pelqejne te tilla akte, por kur duhet dime si te reagojme pa perdorur mjete te rrezikshme dhe gure.

Gjithashtu i bejme thirrje medias dhe portaleve serioze te paraqesin me paanesi ngjarjen, pasi nuk mund te krahasoni dhe te ulni ne te njejtin nivel tifozerine e Partizanit qe nuk sulmoi askend me te semure mendore qe percjellin mesazhe dhe veprime qe gjenerojne urrejtje dhe perçarje.

Ultras Guerrils, gjithmone ultras dhe gjithmone ne menyren tone !