AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 15:04

Nxirret e vdekur balerina nga hotel 'Mira Mare' në Durrës, katër persona të bllokuar

Nxirret e vdekur balerina nga hotel 'Mira Mare' në Durrës,

Nga hotel "Mira Mare" është nxjerrë e vdekur një vajzë e cila punonte si balerinë një lokal tallavaje. Ndërkohë brenda hotelit vijojnë të jenë edhe katër persona të tjerë, njëri prej të cilëve është gjallë.

Ai ka mbajtur komunikim me personat e tjerë jashtë. Mësohet se ai ka deklaruar se një prej personave që është nën rrënoja është i pajetë, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende. Operacioni për shpëtimin e tyre po vazhdon prej më shumë se 10 orësh.