TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 100 tërmete kanë goditur vendin para dhe më tepër pas goditjes së fortë prej 6.3 të shkallës Richter mëngjesin e sotëm.
Lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë ditën me intensitete të ndryshme.
Së fundmi toka u trondit fuqishëm dhe epiqendra ishte Kepi i Rodonit. Lëkundja ishte e forcës 5 shkalla Richter.
Ndërkohë, në hartën e mësipërme duken të shënuara pjesa më e madhe e goditjeve të tërmetit gjatë orëve të fundit në zonën Tiranë-Durrës-Lezhë.
IGJEUM ka bërë me dije se deri më tani numri i goditjeve ka qenë mbi 100 dhe gjasat janë që të vijojnë me një intensitet më të ulët.