TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që procesi i numërimit të kandidatëve preferencialë të vijojë duke nisur nga ora 09:00 të kësaj të mërkure, në KZAZ me numër 38 në kryeqytet, procesi ende nuk ka rinisur.
Në një prononcim për “News 24”, komisionerët e Partisë Demokratike, treguan se janë paraqitur në orar në “Shkollën e Kuqe”, ku dhe u zhvillua procesi i numërimit të subjekteve politike, por sipas tyre komisionerët e Partisë Socialiste ende nuk kanë ardhur.
Sipas njërës nga komisionerëve, do të pritet deri sa komisionerët e PS të mbërrijnë dhe të nisë procesi i numërimit të kandidatëve.
“Po presim përfaqësuesit e PS për të vijuar procesin.
Na kanë thënë po vijmë, po vijmë, jemi duke pritur. Ne kemi ardhur në orën 09:00 dhe ende nuk kemi vijuar.
Ne e hapëm derën në prezencën e të dyja palëve, do ulemi në tavolinë dhe do të presim të vijnë”, u shpreh komisionerja e PD.