AKTUALITET, 28 Prill 2021, 09:52

26 kuti të numëruara nga 1243, Belinda Balluku më e votuara nga PS në Tiranë, nga demokratët kryeson Belind Këlliçi

Në Tiranë sipas KQZ janë numëruar vetëm 26 QV, teksa deri më tani dukshëm kryeson Belinda Balluku e PS e cila ka marrë 2 mijë e 140 vota.

Gjithë kandidatët e tjera kanë vota me 3 shifra, ku spikat Fatmir Xhafaj me 622 vota.

Nga PD ndërkohë kryeson Belind Këlliçi me 883 vota, ndjekur nga Lulzim Basha me 279 vota, Agron Shehaj 193 dhe Oriela Nebiaj me 155 vota.

Tirana në total ka 1 mijë e 243 QV dhe deri më tani janë numëruar vetëm 26 të tilla.