AKTUALITET, 28 Prill 2021, 11:18

Gjykata lë në burg shoferin Arben Mema, rrezikoi jetën e qytetarëve në sheshin “Skëndërbej”

Gjykata lë në burg shoferin Arben Mema, rrezikoi jetën e

32-vjeçari Arben Mema do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 32-vjeçari që ditën e zgjedhjeve, më 25 prill theu barrierat mbrojtëse në sheshin “Skënderbej” duke hyrë mes përmes dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ai u ndalua nga një i ri që me një lëvizje të papritur neutralizoi 32-vjeçarin, i cili më pas u arrestua nga policia.

Dyshohet se Mema ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.