TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të votave për subjektet politike, tanimë, numërimi po vijon për kandidatët preferencialë, një risi kjo për këto zgjedhje.
Në Qarkun e Vlorës, deri më tani janë numëruar 352 nga 445 QV në total.
Në majën e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë qark, qëndron kryeministri Edi Rama, i cili ka siguruar deri më tani 10.660 vota, i ndjekur nga Damian Gjiknuri me 5.666 vota dhe Vullnet Sinaj 5.596 vota.
Sa i përket kandidatëve femra, listën e PS e kryeson Anila Denaj e cila ka siguruar deri më tani 3.863 vota, ndërsa pas saj renditet Anduela Tahiraj me 2501 vota.
Sa i përket Partisë Demokratike, kandidati më i votuar deri më tani është Bujar Leskaj 4.787, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3.460 dhe Gëzim Ademaj me 3.073 vota. Nga kandidatet femra për Partinë Demokratike më e votuara është Ina Zhupa me 1.995 vota.
Votat e kandidatëve për Partinë Socialiste:
Pranvera Resulaj – 2728 vota
Anduela Tahiraj – 2501 vota
Vullnet Sinaj – 5596
Anila Denaj – 3863
Niko Kuri – 1278
Ilir metaj – 3497
Damian Gjiknuri – 5666
Edi Rama – 10660
Teuta Ramaj – 1548
Ervis Mocka – 1230
Lonard Beqiri – 861
Laura Ferati – 1575
Votat e kandidatëve për Partinë Demokratike:
Bujar Leskaj – 4787
Ina Zhupa – 1995
Fation Veizaj – 3460
Arbi Agalliu – 1431
Gëzim Ademaj – 3073
Nada Daullja – 1132
Jolia Dine – 1070
Julian Zoto – 702
Nadire Mecorapaj – 1423
Vangjell Anagnosti – 599
Ardit Hoxha – 467
Alta Haluci – 890