AKTUALITET, 28 Prill 2021, 11:01

Numërohen 10 nga 53 kutitë e Sarandës, Denaj merr më shumë vota se Rama e Gjiknuri, nga PD kryeson Ina Zhupa

Numërohen 10 nga 53 kutitë e Sarandës, Denaj merr më

Saranda ka numëruar 10 nga 53 kutitë për kandidatët, dhe nga PS sërish si në Delvinë kryeson Anila Denaj.

Ministrja rezulton me më shumë vota edhe se vetë Edi Rama me 131 i cili është i treti, pasi i dyti është Niko Kuri me 287 vota, kurse i katërti vjen Gjiknuri me 47 vota.

Ndërkohë nga PD më shumë vota ka Ina Zhupa me 313 vota, Jolio Dine me 286 vota dhe Bujar Leskaj me 64 vota.