AKTUALITET, 28 Prill 2021, 08:42

Kontestime për parregullsi, pse mbetet e hapur Lezha, ja si ndahen votat në kutinë e fundit

Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit. Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.

Numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.