AKTUALITET, 28 Prill 2021, 10:15

Kukësi mbyll i pari numërimin e votave, tre kandidatët fitues

Kukësi mbyll i pari numërimin e votave, tre kandidatët fitues

Kukësi është qarku i parë i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Ky qark përfaqësohet nga tre deputetë: dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.

Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:

• Flamur Hoxha – 9 159 vota,

• Isuf çelaj 5 257 vota,

• Shyrete Koka – 3 622 vota.

Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:

 Gerta Duraku me 5 368 vota,

 Petrit Malaj 3 666 vota

 Halim Dauti – 2 059 vota.

Në parlament, ku demokratët kanë dy mandate sipas rezultateve për këtë qark, kandidatë për deputetë do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë kandidatja Gerta Duraku.