LIFESTYLE, 4 Korrik 2019, 09:43

Pas skandalit Loredana Zefi fotografohet me armë


Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes në Zvicër dhe në Kosovë, kur një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.

Pavarësisht se është nën hetim nga autoritetet zvicerane, Loredana nuk duket të jetë e përmbajtur në këtë drejtim.

Ajo madje nuk dëshiron të jetë e dyta dhe këtë e tha në një postim të fundit në Instagram ku shihet me armë në dorë.

Fotografia është realizuar në poligon, aty ku Loredana e ka sfiduar veten për të gjuajtur me armë zjarri!

Nuk e dimë sesi do të pritet kjo foto nga pala që e ka akuzuar, por duket se Loredanës nuk i intereson shumë!

Ajo madje vijon me koncertet dhe projektet muzikore sikur të mos kishte ndodhur asgjë!