AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 17:42

Nuk kanë të sosur sulmet në SHBA, një 20-vjeçar në Missouri shkaktoi panik mes njerëzve në market

Nuk kanë të sosur sulmet në SHBA, një 20-vjeçar

Një njeri i armatosur që shkaktoi një “panik” teksa hyri në një dyqan në Walmart të Misurit. Është identifikuar i dyshuari, 20-vjeçari Dmitriy N. Andreychenko, ka raportuar policia e Springfield.

Ai u përball me akuzën e kërcënimit terrorist, tha departamenti i policisë në rrjetet sociale.

Në momentin kur I dyshuari ka hapur sulm, oficerët kanë shkuar në vendngjarje, ku raporton se nuk kishte asnjë viktimë dhe asnjë të plagosur.

Ai ishte maskuar si një klient i zakonshëm teksa tërhiqte karrocën nëpër market, por një nga pjestarët e stafit ka ndihmuar klientët të largoheshin me shpejtësi në mënyrë që të shpëtonin, ku për fatin e mirë nuk u lëndua askush.

Agresori u ndalua nga një zjarrfikës i armatosur derisa oficerët arritën dhe e arrestuan atë.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas dy sulmeve të rënda në El Paso dhe Ohio, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.