AKTUALITET, 10 Gusht 2019, 15:23

Vokshi: Kush i mbron Rrahjat, pse asnjë institucion shtetëror nuk vepron ndaj tyre?

Vokshi: Kush i mbron Rrahjat, pse asnjë institucion shtetëror nuk

Anëtarja e kryesisë së PD-së dhe ish-deputetja, Albana Vokshi, përmes një postimi ka reaguar për mos arrestimin e nipitntë deputetit të PS, për dhunë ndaj një vajze.

Vokshi: Vetëm një njeri ka shtënë në dorë të gjitha pushtetet, dhe i urdhëron për veprime apo mosveprime ndaj dhunuesve: Edi Rama!

Për aq kohë sa Rama të jetë në pushtet, e të marre në mbrojtje dhunues grash, banda kriminale, s’mund të ketë qetësi e paqe për shumë gra e vajza në Shqipëri që cdo ditë mund të jenë pre e dhunën së bandave të mbrojtura nga Rama.

Ngjarja

Këtë javë u shfaqën në internet pamjet shqetësuese, ku nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja rrihte e shqelmonte brutalisht një grua të pambrojtur, për minuta të tëra, përpara Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga ana tjetër, sipas raportimeve në media, policia e gjendur aty nuk ndërhyri.

Një raport i djeshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH) hedh një dritë për të mos u pasur zili mbi (mos)reagimin e policisë, duke e shfaqur edhe njëherë realitetin në Shqipëri të kapur nga një sistem drejtësie të bazuar te klasa: ata që kanë lidhje me politikanë apo biznesmenë nuk i prek ligji, ndërsa shqiptarët e zakonshëm ligji i shtyp me gjithë forcën e vet.

Sipas KSHH-së, një personi me inicialet R.Rr, i identifikuar në media si nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, iu afrua një grua duke e sharë, me ç’duket nën efektin e alkoolit. Pas kësaj, shpërtheu dhuna mbi gruan, video të së cilës u shpërndanë në internet. KSHH vëren se deri një javë pas, policia nuk dha njoftim për ngjarjen, megjithëse ishin vetë oficerët e policisë që e çuan gruan në urgjencë dhe megjithëse familjarët e saj e lajmëruan policinë.

Po ashtu, R.Rr. nuk u arrestua në momentet që po ushtronte dhunë, megjithëse më vonë policia e mori në komisariat për një deklaratë. KSHH deklaroi se:

“Është e paqartë se përse një shtetas që ushtron dhunë brutale në ambientet publike i referohet organit procedues për kundravajtje penale, për më tepër në kushtet kur viktima, në trupin e së cilës ndodhen shenjat dhe pasojat e dhunës është larguar dhe nuk është bërë as ekspertimi mjeko-ligjor i saj.”

KSHH më tej zbuloi se viktima e dhunës u mbajt në spital e lidhur në pranga, në shkelje të plotë të ligjit shqiptar dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ky rast i dhunës nga nipi i deputetit socialist Rraja është shumë i ngjashëm me rastin e mëhershëm të djalit të tij. Këtë të fundit, një grua e akuzoi për përdhunim dhe rrëmbim, por policia nuk i dha mbrojtje asaj dhe nuk e arrestoi apo hetoi djalin e deputetit. Në vazhdën e propagandës djallëzore të menduar mirë, Kryeministri Rama përdori vetëm gra të Partisë Socialiste për ta mbrojtur të akuzuarin, si dhe deputetët dhe kryebashkiakun e akuzuar për përfshirje në mbulimin e rastit.

Pasi më në fund ky u arrestua për “përndjekje”, pas presionit të madh mediatik, i akuzuari nxori në pah dimensionin politik të krimit të tij. Në sallën e gjyqit, ai tha: “Lulzim Basha ta provojë në zgjedhje!”. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku, që shkroi për rastin dhe për përpjekjet e Partisë Socialiste për ta mbuluar ngjarjen, u kërcënua.