TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa kryeministri Edi Rama e quajti të “kotë” dokumentarin e medias italiane, i cili fliste për kultivimin e kanabisit në vendin tonë, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike. Sipas sekretarit të përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi, Edi Rama ashtu si “VOA-n” dhe “Bild-in”, ka shpallur si armik të jashtëm edhe televizionin italian Rai 3.
“Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar”, shkruan Bardhi.
