TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lëkundje e fortë tërmeti, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, 3 kilometër në perëndim të Collelongo, në Aquila, një vend ku është rikthyer frika.
Tërmeti ndodhi në orën 19:37 të ditës së djeshme në një thellësi prej 17 kilometrash.
Ai është ndier në të gjithë Marsican, në Avezzano njerëzit u derdhën në rrugë – por edhe në Romë, Latina, Frosinone. Tani për tani nuk ka lajme për dëmtime apo viktima, kjo është konfirmuar nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në Twitter, pas verifikimeve të para.
Brenda pak minutash, kjo goditje u pasua nga dy të tjera me magnitudë 0.9 dhe 1.4, gjithmonë me epiqendër Collelongo.
Kryetari i Bashkisë Collelongo: “Hapet Qendra Operacionale e Përbashkët” – “Ishte një goditje shumë e fortë, për fat të mirë nuk pati dëmtime të njerëzve apo gjërave.
Por ka shumë frikë dhe duke mos qenë në gjendje të përjashtojmë goditje të reja, ne kemi hapur qendrën dhe u kemi vënë në dispozicion njerëzve që duan të flenë larg shtëpisë, kompleksi shkollor dhe sallën e boëlingut që janë të sigurta”.
Kjo gjë u tha nga kryebashkiaku i Collelongo (L’Aquila), Rossana Saluçi, pas lëkundjeve në komunën Marsican, e cila ka rreth 1200 banorë.
Dëshmitarët: “Lëkundje e fortë dhe e gjatë” – “Lëkundja ishte e dhunshme dhe e gjatë, por me sa duket nuk ka shkaktuar dëme: dolëm me vrap nga shtëpia për të nxituar për këtu, në kapanon për të parë nëse çdo gjë ishte e mirë dhe kështu duke, por frika ishte kaq e madhe”.