TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i Portokallisë, Olsi Bylyku, i njohur me emrin e skenës si “Kimikati” ishte mes firmëtarëve në peticionin që u publikua ditën e sotme, ku kërkohej nga presidenti i Republikës, të dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Por, aktori i Portokallisë nuk ka performuar kurrë në Teatrin Kombëtar. Ai e ka nisur karrierën në “Portokalli” dhe nuk ka ndonjë eksperiencë si aktor në Teatrin Kombëtar. Kjo nuk e ka penguar aktorin e ri të spektaklit të humorit, të firmosë për shembjen e godinës së teatrit. Emri i tij është rreshtuar mes aktorëve të tjera, një pjesë e të cilëve pas takimeve intensive me Erion Veliajn, kanë ndryshuar mendim dhe kërkojnë më ngulm prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ligji i kaluar në parlament me votat e mazhorancës, për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar nga disa kulla të firmës "Fusha sh.p.k", ndodhet në tryezën e presidentit Meta, të cilit i mbeten pak ditë për të vendosur. Deri më sot Meta ka marrë peticione dhe letra nga dy grupe aktorësh, atyre që janë kundër prishjes dhe së fundmi një grupi që ka firmosur pro prishjes.
/TPZ.AL/