TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja akuzon kryeministrin Edi Rama se ashtu siç kapi të gjitha pushtetet po tenton ta bëjë të njëjtën gjë me drejtësinë. Në emisionin “Studio e hapur”, Lubonja tha tani se nuk dihet se kush do t’i drejtojnë gjykatat, dhe se më mirë do të ishte një drejtësi e korruptuar sesa e kapur nga qeveria.
“Ky rezultat, për mua mund të quhet dështim i Reformës në Drejtësi. Kjo pritej. Siç Rama bëri për të kapur pushtetet, edhe kjo ishte tentativë kapje dhe jo reformë e vërtetë.
Kujtoj kritikën e Komisionit të Venecias që thotë se “një reformë kaq radikale ka shumë rreziqe dhe sjell destabilizim të gjyqësorit”. Ajo flet edhe për kapjen e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Të gjitha po vërtetohen. Ky është destabilizim i sistemit të drejtësisë.
Njerëzit thonë se po hiqen disa njerëz të korruptuar. Në këtë aspekt që ndoshta dhe gënjehen një pjesë njerëzish. Gjykoj se duhet parë përtej. Mirë që u hoqën këta, por çfarë po na vjen? Po na vjen një drejtësi më pak e dëmshme? Një drejtësi e kapur nga mazhoranca është goxha më e dëmshme. Shikoni Arta Markun, që s’ka lënë ligj pa shkelur, si me Kukësin, Xhafajn apo Teatrin. Këtu bërtasin edhe rastet flagrante të korrupsionit” – thotë Lubonja.