AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 20:09

Video/ Efektivët e FNSH-së me skafandra masakrojnë të riun protestues, që nuk përbën asnjë rrezik

Video/ Efektivët e FNSH-së me skafandra masakrojnë të riun

Pamje mjaft të rënda vijnë nga protesta e mbrëmjes së sotme. Efektivët e FNSH-së kanë masakraur një protestues, i cili nuk përbënte asnjë rrezik.

Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ka marrë plagë në kokë dhe është gjakosur. Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë rrethuar, dhe e kanë gjakosur. Më pas ai është shoqëruar nga efektivët, ndërkohë që pyet "Çfarë po më bëni, nuk bëra asgjë!".

Efektivët nuk e lëshojnë të riun e lënduar, ndërsa qytetarët e tjerë kanë ndërhyrë.

“Çfarë të bëri more, ç’të bëro mor…po lëshoje more…”- thonë ata në sfond.

VIDEO: