AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 16:44

Nuk e kishte publikuar asnjëherë me fytyrë, ‘dorëzohet’ Arbana dhe tregon djalin

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në Shqipëri dhe që publiku e do shumë. Gjithnjë e rezervuar për jetën private, Arbana ishte kujdesur që të mos publikonte asnjëherë të birin me fytyrë.

Por ditën e sotme, Arbana Osmani ka publikuar një foto ku duket fytyra e Jonit në profil. Edhe pse është ende e vështirë për të dalluar tiparet e plota dhe për të treguar nëse ka ndonjë ngjashmëri me të ëmën, më në fund Arbana tregoi më shumë nga fytyra e djalit të saj.