TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy prej qarqeve më problematike për kanabisin Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri, takim ky që u zhvillua në Shkodër. Drejtorja në detyrë e OSBE Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë patur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit ndërsa tha se duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit.
“Mangësia e njohurive në komunitetet vendore si dhe bashkëpunimi i dobët ndërinstitucional janë renditur si mangësitë më të mëdha për luftën ndaj këtij fenomeni. Për të adresuar këto mangësi OSBE ka ndihmuar Shkodrën dhe Vlorën në 2018. Është e rëndësishme që përfaqësuesit e Task Forcës të analizojnë në mënyrë të përbashkët rezultatet e dala dhe të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kultivimit të drogës” tha Kristesashvili.
Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën ende ka probleme. I pranishëm në takim Drejtori i policisë Shkodër, Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si rezultati më i mirë në 20 vite në luftën antikanabis.
Takimet e OSBE do vijojnë edhe në zona të tjera të qarkut Shkodër me qëllim arritjen e rezultateve në luftën antikanabis.