AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 15:17

‘E shtriva në tokë, ai qëllonte me kallash’, flet “heroi” që parandaloi masakrën e madhe

Fatos Karrosi, kryetari i fshatit Shëlli, njëkohësisht i vëllai i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, është personi që shmangu përmasat e një tragjedie më të madhe.

Në një prononcim për gazeta “Panorama” ai tregon se ka shpëtuar për mrekulli djalin e tij, që ishte brenda lokalit bashkë me specialistët e Bashkisë Mat.

“Në lokal ishim mbi 17 persona, 11 punonjësit e bashkisë, banorë të fshatit dhe djali i tij. Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit afro 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova nga brenda dikë që tha: “Na vranë!”

Me shpejtësi kapa tytën e armës dhe u përlesha me Kujtimin. E godita, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht ‘do iu vras të gjithëve’, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, u shpreh Fatos Karrosi.