TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ne kushtet kur pas sites se Vetingut, vetem nje nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve, ështe konfirmuar në detyrë”, Kryeprokurorja Arta Marku hap garen per gjithe prokuroret e interesur per Keshillin e Larte te Prokurorise, te depozitojne kerkesen bashkengjitur me nje liste dokumentesh qe nevojiten.
Me nje njoftim, publikuar edhe ne faqen zyrtare te Prokurorise, theksohet se thirrja per aplikim vjen “Pas informacionit te ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Nr. 6250 Prot., datë 20.09.2018, per ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listës prioritare, kandidatë per Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton se, nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve, vetëm 1 (një) prokuror ështe konfirmuar në detyrë”.
Njoftimi i plote
Ne mbështetje të ligjit nr.115/ 2016 “Per organet e qeverisjes së sistemit të drejtesise”, ne Keshillin e Larte te Prokurorise do te jene 6 anëtare prokurore, nga te cilët:
1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme; 2 anëtarë nga Prokurorite e Apelit; dhe 3 an5tare nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Pas informacionit te ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Nr. 6250 Prot., dat5 20.09.2018, per ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listës prioritare, kandidatë per Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton se, nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve, vetëm 1 (një) prokuror ështe konfirmuar në detyrë.
Per sa më siper, ftojme prokuroret e interesuar, që plotesojne kriteret sipas ligjit nr.115 /2015 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, te shprehin interesin e tyre me shkrim drejtuar Prokurorit të Pergjithshem, ne adresen elektronike: ëëë. pp.gov.al ose në adresën Postare: Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
Krahas kerkeses me shkrim, te interesuarit te bashkengjisin, te pakten, dokumentet e
meposhtme:
a) jeteshkrimin e perditesuar;
b) deklaratat individuale te prokuroreve qe i kane mbeshtetur, te nenshkruara
rregullisht;
c) formularin e vetedeklarimit, sipas kerkesave te ligjit “Per garantimin e integritetit te
personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike”;
c) nje platforme personale te qellimeve dhe objektivave qe propozojne te ndjekin ne
qofte se zgjidhen;
d) nje deklarate individuale te nenshkruar, perkundrejt pergregjesise ligjore, qe nuk
kane qene anetare ose bashkepunetore te sherbimeve te inteligjences perpara 2
korrikut 1991;
dh) nje deklarate individuale te nenshkruar, perkundrejt pergjegjesise ligjore, se nuk
jane bashkepunetore, informatore ose agjente te sherbimeve sekrete;
e) informacion per te afermit e shkalles se dyte, ungj/emte, nip/mbese, gjlysh/gjyshe,
gjysme vella/moter dhe te afermit e shkalles se pare te bashkeshortit/
bashkejetuesit, prinder, femije dhe vellezer/motra qe ushtrojne ne menyre aktive
profesionin e avokatit ose jane pronare ose drejtues ekzekutive ne subjektet
ekonomike, te cilat klasifikohen si tatimpagues te medhenj nga autoriteti tatimor;
5) listen e personave te lidhur, sipas kuptimit te ligjit “Per parandalimin e konfliktit te
interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”;
f) Formularin e Autoritetit per Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit te Shtetit.
Afati, brenda te cilit duhet te dorezohet shprehja e interesit, eshte 15 dite nga dita e shpalljes se thirrjes se dyte ne faqen zyrtare elektronike te Prokurorise se Pergjithshme.