AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 14:37

Departament antishpifje në PS, ironizon deputeti: Ja shokët dhe shoqet që do të marrin pjesë

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar me  kryeministrin Edi Rama i cili shkruante se do të hapë një Departamentit Antishpifje në selinë e Partisë Socialiste.

“Ringrihet Zyra e Dezinformacionit pranë Sektorit të Propagandës në KQ të Partisë nën emërtimin “Departamenti Antishpifje”!

Në përbërje të tij do të jenë:

– 1 shok nga organet e Sigurimit

– 1 shoqe nga “shefet e kuadrit”

– 1 shok ose shoqe pararojë nga kooperativat bujqësore

– 1 shok ose shoqe nga Këshillat Popullore

– 1 shok ose shoqe veteran/pensionit të nderuar nga Fronti”-shkruan Stazimiri.

Një ditë më parë kryeministri Rama, në një postim në facebook, njoftoi paktën antishpifje ndërsa tha se cdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. “Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.” -shkruante Rama në Facebook.