TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në Valias Në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna nga një breshëri arme. Ngjarja dyshohet për shkaqe hasmërie dhe policia është drejt zbardhjes së ngjarjes.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.