AKTUALITET, 29 Shtator 2018, 18:42

Nuhu për drejtuesit e policisë: Nuk po gjejnë laborator të modifikojnë videot e komisariatit

Nuhu për drejtuesit e policisë: Nuk po gjejnë laborator të

Nënkomisari Emiljano Nuhu, ka folur sot për Neës24 pas deklaratave dhe akuzave të policisë lidhur me rolin e tij në këtë çështje. Emiljano Nuhu shpjegoi në emisionin “Kjo Javë” se në datat 21 dhe 27 korrik ishte në komisariatin e policsë së Krujës, por pamjet nuk publikohen sepse nuk po gjendet një laborator për të modifikuar videon e kamerave të sigurisë.

Pjesë nga intervista

Si i keni ndjekur zhvillimet?

I kam ndjekur të gjitha zhvillimet, po tentohet të manipulohen të gjitha ato që kam thënë unë.

Ju nuk rezultoni në detyrë në 21 korrik?

Në këtë datë i qëndroj atyre që kam thënë, por drejtoresha e SHÇBA nuk ka gjetur laborator për të modifikuar videot prandaj nuk i publikon.

Keni prova?

Kam prova por vetëm në gjykatë do t’i publikoj dhe do të vërtetohen që njerëzit që kam thënë kanë qenë aty.