TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi ka mundur që të regjistrojë suksesin e katër radhazi në kampionat, pasi ka mundur Luftëtarin 1-0 në “Elbasan Arena” me golin e Rexhinaldos. Sulmuesi nga Mozambiku shfrytëzoi maksimalisht 11-metërshin e fituar nga Cuculi, duke vendosur fatin e këtij takimi.
Në fraksionin pjesës së dytë Kukësi, verilindorët fituan të drejtën e një 11-metërshi, pasi Cuculi u ndal në mënyrë të parregullt nga Ramadani. Rexhinaldo mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke kaluar të tijtë në avantazh.
Pak sekonda më vonë miqtë pretenduan për një 11-metërsh, për prekje të topit me dorë nga Cuculi, por kryesori nuk ishte i këtij mendimi.
Kukësi shkon në kuotën e 13 pikëve dhe arri Partizanin në klasifikim dhe tani përgatitet për takimin me korçarët në mesjavë. Në anën tjetër Luftëtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.