AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 10:06

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës dhe inspektoren e ILD-së, Daniela Sulaj

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës dhe inspektoren e ILD-së,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme prokuroren e Tiranës, Daniela Sulaj.

Sipas KPK njoftohet se prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses tre shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Prokurorja Daniela Sulaj aktualisht është e komanduar edhe si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.