AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 10:12

Aksidenti tragjik në Kroaci, gjykata vendos një muaj arrest me burg për shoferin

Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.

Disa ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit dhjetë prej tyre vdiqën.

Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetëm 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.