LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 11:00

Noizy, Curri thirrje Veliajt: Të ndihmojmë emigrantin shqiptar, dhunuar në Francë

Noizy, Curri thirrje Veliajt: Të ndihmojmë emigrantin shqiptar,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës, ku një 23-vjeçar nga Shkodra, i cili prej dy vitesh ndodhej për azil, është dhunuar brenda ambienteve të burgut dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital, në gjendje kome.

Duke qenë se gjendja shëndetësore e tij nuk është aspak e mirë, disa emra të njohur të showbizit shqiptar, po kërkojnë nga organet kompetente që t’i dalin në ndihmë atij.

I pari është Noizy, që kërkoi nga Erion Veliaj dhe Edi Rama që të marrin masa. Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi se do bisedojë me Ambasadorin Shqiptar në Francë, për t’u informuar me rastin dhe për të gjetur një zgjidhje.

[gallery ids="43254,43255,43253"]