TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë ku një burrë është treguar i gatshëm të ngjisë një godinë plot 607 metra të gjatë. E gjitha kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar një shumë prej 5650 dollarësh.
Ajo që vlen për të përmendur është se ky ‘sport ekstrem’ u bë që të gjitha këto para të shkonin si donacion për katedralen Notre Dame në Paris e cila ka nevojë për rikonstruktime.
Francezi, Alain Robert u sponsorizua duke marrë çekun prej 5650 dollarësh të cilin e dhuroi për një nga ndërtimet më të bukura arkitekturore në Paris siç është dhe katedralja Notre Dame e cila vizitohet nga mijëra turistë në ditë.
Për rikonstruktimin e katedrales duhen plot 100 milionë dollar në mënyrë që t’i shpëtojnë harqet gotike, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen.