AKTUALITET, 4 Maj 2019, 13:09

Një vajzë e re mbi tarracën e pallatit, tenton të bëjë vetëvrasje. Mbërrin policia

Një vajzë e re mbi tarracën e pallatit, tenton të


Një vajzë e re tenton të hidhet nga tarraca e një pallati në Durrës. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ndodh tek pallatet e bashkisë në Shkozet.

Lajmi konfirmohet nga shërbimi zjarrfikës, i cili ka njoftuar për ndihmë edhe policinë.

Në vend kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse dhe forcat e policisë.

Nuk dihet ende motivi që e ka shtyre vajzën drejt këtij veprimi.