TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
A është gati José Mourinho të kthehet në Serie A? Në Itali po, por jo Interi.
Sipas “L’Equipe”, revistës së njohur sportive franceze, trajneri portugez po bisedon me Romën.
Është fati i klubit verdhekuq gjatë kësaj periudhe, që mund të negociojë edhe me një emër të tillë të madh, duke pasur parasysh se “Special One” është i lirë. Shumë është thënë për ardhjen e mundshme të Antonio Conte në stolin e kryeqytetasve italianë, por tani del në pah edhe hija e Mourinhos.
Kjo hije, sipas medias franceze në fjalë, po shtrihet dita-ditës edhe te PSG.
Claudio Ranieri, i cili po përpiqet ta kualifikojë Romën në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë i lumtur. Marrëdhëniet e tij me Mourinhon në të kaluarën nuk kanë qenë idilike, edhe pse u vendos paqja, kur José doli në anën e tij, kur italiani u shkarkua nga Leicester.
Edhe marrëdhëniet midis Conte dhe Mourinho nuk kanë qenë kurrë të mira.
Trajneri portugez, që u shkarkua në dhjetor nga Manchester United, nuk do që të rrijë më pa punë, ndaj ka njoftuar rikthimin në sezonin e ri: "Të gjithë e dinë, dua të kthehem e të stërvis një klub, që pranon filozofinë time të punës”.
Kujtojmë se eksperienca e tij e parë italiane ishte e mbushur me sukses.
Ai fitoi tripletën në “San Siro”, çka e bëri një ikonë të Interit, por jo vetëm. Për episodin e dytë në Serie A, ndoshta do të duhet të presim.