TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet një 30-vjecar në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë.
Policia bën me dije se në pranga i vu shtetasi Gj.V., banues në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë,
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe fishkë
Në pranga poseduesi i tyre.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë pas informacioneve të marra se një shtetas mund të ketë armë zjarri në banesë, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e 30 vjeçarit Gj.V.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.