AKTUALITET, 4 Maj 2019, 11:17

FOTO/ Karaburun, FA nxjerr nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni


Xhenierët dhe polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni.

Ministrja Olta Xhaçka shkruan se municionet janë që nga Lufta e dytë Botërore.

“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.”-shkruan Xhaçka.